Gjithë jetën ia ka kushtuar muzikës dhe mësimdhënies.
Prej gati 30 vitesh Nikoll Tusha ka shërbyer në shkolla të ndryshme të Rrëshenit si mësues muzike.
Ka edukuar breza e ka zbuluar shumë të rinj të talentuar.
Një ndër pasionet më të mëdha të tij kanë qenë instrumentet muzikore.
Ka luajtur në kitarë, fizarmonikë e organo.
Pasioni për këto instrumente e nxiti të krijojë në Rrëshen një kabinet me vegla të ndryshme muzikore, më e vjetra gati 300 vjeçare.
Mësues Nikolla njihet nga të gjithë në qytet dhe gëzon mirënjohje nga çdo banor.
Ata e vlerësojnë jo vetëm për përkushtimin e treguar në edukimin e fëmijëve por edhe për koleksionin e çmuar të instrumenteve muzikore.
Pikërisht ky vlerësim por edhe lidhja e fortë me vendin e tij e ka bërë mësues Nikollën të refuzojë ftesat e të afërmve për t`u larguar drejt shteteve të Bashkimit Europian.
Ai thotë se do të vijojë të qëndrojë në Rrëshen për të kontribuar sa mundet për ruajtjen e vlerave që qyteti ka trashëguar ndër shekuj./abcnews.al

