Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messin quajeni të PSG-së, në Francë i zbulojnë edhe detajet e kontratës

schedule22:10 - 6 Gusht, 2021

schedule 22:10 - 6 Gusht, 2021

PSG duket të jetë klubi i ri i Leo Messit. Ende nuk ka zyrtarizim, por në orët e ardhshme pritet që drejtuesit e klubit francez të ulen dhe të arrijnë marrëveshjen.

AS në Spanjë raporton madje se ka akord mes palëve, ndërsa L’Equipe zbulon detaje të marrëveshjes, më kryesoret: paga dhe kohëzgjatja.

Messi pritet të firmosë për tre vite dhe të përfitojë 40 milion euro në sezon. RMC Sport ka dilema për kohëzgjatjen, teksa shkruan se po bisedohet nëse do ketë marrëveshje për dy vite, apo për 2+1 vite. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!