Verën e kaluar u përfol shumë për një largim të Neymar nga PSG, por në fund nuk ndodhi asgjë dhe sulmuesi vijon të jetë pjesë e kampionëve të Francës. Braziliani ka dhënë një rrëfim interesant për France Football, aty ku flet edhe për Leo Messin dhe objektivin e madh të karrierës së tij.
SITUATA – “Sot ndihem parisien dhe do të jap 100% për të ndihmuar PSG në fitimin e trofeve. Mendoj se nuk i kam lënduar njeri me atë që ndodhi verën e kaluar, por mendoj se nëse një person nuk është i lumtur në një vend të veçantë, është më mirë që të largohet”.
MESSI – “Lojtar fantastik, më i miri që kam parë duke luajtur futboll. Nuk është çudi që ka fituar 6 herë ‘Topin e Artë’, ka qenë në krye të futbollit për shumë vite. Nevojitet një ‘Top i Artë’ vetëm për të”.
OBJEKTIVAT – “Shpresoj të fitoj Kupën e Botës me Brazilin, kjo është dëshira më e madhe që kam. Do të më pëlqente të fitoja edhe ‘Topin e Artë’, por nuk e kam aspak fiksim, nuk do të ishte problem nëse nuk ndodh”. /abcnews.al