Pas humbjes së Paris Saint-Germain nga Lorient, Lionel Messi udhëtoi për në Arabinë Saudite pa pëlqimin e Christophe Galtier, sipas L’Equipe.
Sipas L’Equipe, asi 35-vjeçar ka vizituar vendin për shkak të bashkëpunimit të tij me Ministrinë Arabe të Turizmit, marrëveshje e nënshkruar përpara se të blihej nga parisienët.
Por trajneri i skuadrës, Christophe Galtier, si dhe këshilltari teknik i skuadrës, Luis Campos, i kërkuan argjentinasit të mos udhëtonte. Për të qenë në gjendje të largohej, Messi mori leje nga bordi i drejtorëve të klubit.
Kjo lëvizje interpretohet nga shumë si një pararojë e largimit të asit argjentinas nga Parisi, me Barcelonën që e pret atë me krahë hapur në Camp Nou. /G.D abcnews.al/