“Pleshti”, Lionel Messi shkëlqeu në miqësoren e sotme ndaj Australisë, ku arriti të shënojë dhe golin më të shpejtë në karrierën e tij, teksa mposhti me një goditje fantastike nga jashtë zone portierin Ryan, pas vetëm 79 sekondash nga fillimi i kohës së rregullt.
Kampioni i Botës me Argjentinën tha dhe disa fjalë për mediat pas ndeshjes, ku u ndal dhe te mundësia e mosprezencës së tij në Botërorin e radhës, atë të vitit 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë e Shtetet e Bashkuara.
“Ajo që thashë është normale. Për shkak të moshës dhe kohës së ngjarjes, do të jetë e vështirë për mua të luaj atje. Ka ndeshje kualifikuese, Kupa e Amerikës, është herët për të menduar për Botërorin”,- u shpreh pas përballjes me Australinë, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al