Leo Messi tek Interi? Asnjë shans. Në kampin zikaltër janë të drejtpërdrejtë, pavarësisht lajmeve të fundit të “Gazzetta Dello Sport”. Një vizitë e babait të argjentinasit në Milano mjaftoi dhe mediat në Itali nisën me aludimet.
Trajneri Antonio Conte ka qenë i qartë kur është pyetur në lidhje me Messin. “Zërat për Leo Meson tek Interi janë absolutisht të rreme. Mos i besoni këto lajme të rreme. Ai nuk do t’i bashkohet Interit, madje as në Fantasy Football”, shprehet tekniku i zikaltërve.
Antonio Conte: “The rumours about Leo Messi to Inter are absolutely fake. Don’t trust these fake news. He is not joining Inter, not even in fantasy football”. ??? #Inter #Barcelona #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2020
Më parë edhe Beppe Marotta kishte hedhur gjithçka poshtë, duke folur për “Sky Sport Italia”: “Është Fantasy Football. Sigurisht Messi nuk është një nga objektivat tona. Mendoj se ai ëshët i interesuar ta vijojë karrierën te Barcelona”. /abcnews.al