Teksa gjithë futbolldashësit anë e mbarë botës prisnin rikthimin e “pleshtit” argjentinas, Lionel Messi te “katalanasit” e Barcelona, ky i fundit vendosi të ndryshojë gjithçka në momentin e fundit, teksa u transferua te skuadra e MLS, Inter Miami.
Për këtë lëvizje të papritur të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” foli dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Kun Aguero, i cili mbështeti totalisht “la pulga”-n në vendimin e tij, teksa tha se Messi nuk mund të presë Barça-n deri në sekondën e fundit.
“Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për të rikthyer Leon. Kishte diçka të bënte me La Liga-n dhe situatën ekonomike, por Leo mori vendimin e duhur që të mos priste deri në sekondën e fundit, si në vitin 2021”,- tha ish-“bomberi” argjentinas për mikrofonat e prestigjiozes “ESPN”. /i.m /abcnews.al