Me marrëdhënien Messi-PSG, që është pranë “divorcit”, të shumë janë tifozët, por edhe ikonat e futbollit, që do dëshirojnë një rikthim të “pleshtit” te Barcelona, kësaj here si kampion bote dhe “më i miri” i historisë së futbollit.
Për rikthimin e “pleshtit” në Katalonjë, një koment të shkurtët e ka bërë dhe një prej legjendave të futbollit argjentinas, Javier Mascherano, i cili shpreson në një rikthim të Messit te Barça gjatë merkatos së verës.
“Sa i përket Barça-s, për shkak të kohës sime atje dhe dashurisë që kam për klubin, do të doja që Leo të kthehej dhe të përfundonte karrierën e tij atje.
Nuk e di nëse mund të bëhet, por do të doja që ai të mbyllte kapitullin me Barcelonan me rikthimin e tij në klub. Shpresojmë që kjo është ajo që do të shohim sezonin e ardhshëm”,- tha Mascherano, teksa si shumë të tjerë kërkon rikthimin e “pleshtit” në “Camp Nou”. /i.m /abcnews.al