Messi shkëlqen me dy gola, Argjentina e ka “nxehje” me Hondurasin

schedule09:35 - 24 Shtator, 2022

schedule 09:35 - 24 Shtator, 2022

Argjentina ka triumfuar lehtësisht në miqësore kundër Hondurasit, me rezultatin 3-0. Njeriu i ndeshjes ishte Leo Messi, autor i dy gola ndaj një rivali modest.

Ndeshja u zhbllokua që në fillim, pasi Lautaro Matinez shënoi në portën e Hondurasit pas një asisti të Papu Gomez.

Në fundin e pjesës së parë Argjentina fitoi një penallti, që u kthye në gol pikërisht nga ylli i skuadrës, Leo Messi.

Sulmuesi i PSG në gjysmën e pjesës së dytë shënoi edhe golin e tretë dhe i dha fund këtij dueli, që Argjentinës i shërbeu si parapërgatitje për Botërorin e Katarit. / abcnews.al