Po i afron ditëlindja, ndonëse dhuratat vetes ia bën çdo javë. Lionel Messi vendosi dy rekorde të reja në Ligën Profesioniste Amerikane, ndërsa Inter Miami fitoi 6 me 2 ndaj Red Bull Neë York, me “legjendën” e gjallë e topit pati një gol, por atij I shtoi 5 asiste, në një paraqitje të pazakonshme në pjesën e dytë.
Asnjë lojtar në Ligën e Shteteve të Bashkuara nuk ia kishte dalë të shërbente pesë pasime goli në një ndeshje të vetme, si dhe të jepte 6 kontribute gjithashtu në vetëm një duel, teksa me 10 gola e 13 asistime në 8 ndeshje këtë sezon, superylli i futbollit botëror po shkon padyshim drejt Këpucës së Artë në Ligën amerikane, dhe në fitoren e çmimit si asistuesi më I mirë.
Kjo, edhe pse ka luajtur jo më shumë se 60 për qind të minutave. E qartë që dueli prej kohësh në distancë me portugezin, Cristiano Ronaldo vazhdon. Messi luajti ndeshjen jubilare të 900-të me klube, që janë shumë më pak sesa mbi 1200 të CR7-ës.
Po ashtu, ndonëse Ronaldo kryeson me gola, duke pasur në total 884 ndaj 839 të kampionit të botës, Leo është më lart në kontributin total. Kjo, sepse ai ka gjithsej 1250 gola e asiste, ndërsa portugezi ka 1167. Gjithsesi, të dy yjet e futbollit nuk duan të harrohen, ndonëse sot luajnë larg Evropës. /i.m /abcnews.al