Më shumë se sa për suksesin e arritur në Rio, nga Messi te trajneri Scaloni, të gjithë u ndalën në dhunën e ushtruar ndaj tifozëve argjentinas. Gjesti i kapitenit Messi, i cili i bënte me shenjë lojtarëve të dilnin nga fusha ka bërë xhiron në rrjet, detaj ku është ndalur edhe vetë “pleshti”:
“Ata po i godisnin njerëzit me shkopinj, përdorën dhunë ndaj tifozëve, ata po i rrihnin. Aty kishte edhe familjarë të lojtarëve. Të gjithë mendonim për familjet e tyre. Në këto momente nuk e di kurrë se çfarë po ndodhë, nuk e ke mendjen në fushë, nuk e ke mendjen për të luajtur futboll”, u shpreh Messi pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al