“Messi planet tjetër, Hazard mbi Ronaldon nëse nuk do ishte kaq dembel”

schedule18:58 - 25 Mars, 2021

schedule 18:58 - 25 Mars, 2021

John Obi Mikel ka luajtur dhe fituar te Chelsea me Eden Hazard, të cilin e cilëson si një nga futbollistët më të mirë në botë. Mesfushori nigerian ka zbuluar për The Athletic bisedat e kryera me yllin belg, i cili do të arrinte edhe më shumë nëse do të ishte më pak dembel…

Gjithmonë e kam thënë që Hazard është një nga lojtarët më të talentuar në botë. Eden ka gjithçka: shpejtësi, potencë dhe teknikë. Për mua ai vjen pas Messit dhe Ronaldos. Ai më thoshte gjithmonë që donte dhe mund të ishte po aq i mirë sa ata të dy.

 

Obi Mikel dhe Hazard kur ishin pjesë e Chelsea

Jo aq sa Messi, pasi Leo i përket një tjetër planeti, por mendonte se mund të bëhej më i mirë se Cristiano Ronaldo. E ka thënë me të vërtetë, por Eden ka qenë gjithmonë dembel. Nuk kam njohur ndonjë lojtar që përkushtohet më pak në stërvitje.

Të hënave dhe të martave zëre se nuk ishte prezent, vetëm ecte në stërvitje. Të gjithë luftonin dhe ulërinin në stërvitje, Eden s’e vriste trurin fare. Por kur vinte ndeshja, ishte kënaqësi e madhe ta shihje duke luajtur. Nuk është e drejtë që disa njerëz janë kaq të talentuar“, deklaroi Obi Mikel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!