Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, më në fund e ka pranuar se katalanasit janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Argjentinasi ka disa muaj që është në orbitën e Barcelonës dhe ai shikohet nga drejtuesit si zëvendësuesi i denjë për Luis Suarezin.
“Ai është një lojtar i madh, i rëndësishëm dhe dihet se Barcelona interesohet gjithmonë për lojtarë të mëdhenj. Në këto kohë kur nuk ka futboll, emra të ndryshëm dalin çdo ditë. Është folur edhe për Neymar dhe jam i sigurt që do më pyesni edhe për Fabian Ruiz”, deklaron spanjolli për “La Gazzetta dello Sport”.
Tekniku i katalanasve ngacmohet edhe për raporton që Messi e Lautaro mund të kenë mes tyre prej faktit që janë të dy argjentinas. “Duhet të pyesni atë për diçka të tillë. Le t’i lëmë shakatë mënjanë, të gjithë lojtarët e mirë mund të tërheqin interesin e Barcelonës. Kjo është shumë e qartë. Është gjithashtu e vërtetë që për shumë lojtarë, fakti që mund të luajnë me Messin, mund t’i nxisë të bëhen pjesë e klubit”.
Messi nuk ikën. Messi dhe Barcelona do të jenë gjithmonë bashkë. Leo është pjesë e këtij ekipi prej 20 vitesh dhe askush nuk mund të thotë që ka një krisje. Disa gjëra ndodhin në klubet e mëdha dhe është normale të ketë edhe konflikte. Por ata i zgjidhin vetë. Ka një raport shumë të mirë dhe marrëdhënia e Messit me Barcelonën shkon përtej parave dhe interesave”, mbyll Setien. /abcnews.al