Messi në pankinë, tifozët në Hong Kong kërkojnë paratë e biletës së stadiumit mbrapsht

schedule18:16 - 5 Shkurt, 2024

schedule 18:16 - 5 Shkurt, 2024

Tifozët e zemëruar në Hong Kong kanë “shkundur” klubin e Inter Miami gjatë një miqësore parasezonale, sepse Leo Messi nuk luajti.

36-vjeçari argjentinas, i cili kishte pësuar një lëndim, u la në stol në ndeshjen ku Inter Miami mposhti skuadrën nga Hong Kongu 4-1 përpara afro 40 mijë tifozësh.

Në pjesën e dytë, thirrjet “ne duam Messin” dhe për një rimbursim u bënë më të forta ndërsa kapiteni i Argjentinës vazhdoi të shihte ndeshjen nga pankina.

David Beckham, i cili u përpoq të falenderonte tifozët për mbështetjen e tyre, u mbyt gjithashtu nga ofendimet. Stadiumi pothuajse i mbushur kishte 38,323 tifozë, të cilit kishin paguar mbi 117 euro për një biletë.

Qeveria e Hong Kongut tha se Tatler Asia, e cila organizoi ndeshjen, mund të përballet me një shkurtim të fondeve.

Për shkak të mungesës së lojtarit, “qeveria, si dhe të gjithë tifozët e futbollit, janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rregullimin e organizatorëve. Organizatori duhet të japë një shpjegim për të gjithë tifozët e futbollit”, tha komisioni i ngjarjeve të mëdha sportive.

Komiteti tha se kishte ndarë 15 milion HK $ (1.76 milion €) për ngjarjen së bashku me një grant prej 1 milion HK $ (110,000 €) për vendin.

Në një deklaratë, organizatorët thanë se nuk kishin informacion për Messin apo Suarez që nuk merrnin pjesë . “Nëse do të kishte një mënyrë që ata të luanin qoftë edhe për pak kohë, ne do ta bënim atë, por kishte shumë rrezik”, shpjegoi Gerardo Martino për dy lojtarët./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!