Jorge Valdano ka analizuar situatën e Leo Messit. Patrioti i yllit të Barcelonës dhe ish-lojtari e drejtuesi i Real Madrid, flet hapur për El Transistor rreth vendimit të kapitenit për të qëndruar në “Camp Nou” dhe i jep një “këshillë” për të ardhmen.
“U tremba në një moment, mendova se Messi do të largohej nga La Liga. Ai vendosi të qëndrojë dhe ky është një lajm fantastik. Leo është futbollisti më i mirë në botë, është kënaqësi e madhe ta shohësh duke luajtur.
E ardhmja? Nuk ia kam idenë se ku mund të transferohet në fund të këtij sezoni. Mund të ndodhin shumë gjëra gjatë një viti. Pastaj, mendoj se përveç dëshirës së lojtarit, do të ketë një ndikim të madh edhe presidenti i ri i Barcelonës.
Premier League është shumë konkurruese, nuk mendoj se do të ishte kampionati i duhur për të luajtur vitet e fundit të karrierës. Parisi do të ishte më komod për të shijuar vitet e fundit të këtij gjeniu“, thekson Valdano. /abcnews.al