Të luash kundër një lojtari si Lionel Messi nuk është e lehtë. Kualitetet që zotëron argjentinasi i di e gjithë bota, por më mirë nga të gjithë janë ata që kanë vuajtur në fushë në përpjekje për ta ndalur atë. Këtë gjë e ka konfirmuar mesfushori Felipe Melo, i cili kujton përballjet me “pleshtin”.
“Messi është një lojtar unik, më i miri në historinë e futbollit. Kur luan kundër tij e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë është duke i shkaktuar faull. Jo për ta vrarë, por për ta inatosur dhe për t’i humbur ritmin. Ndryshe është e pamundur. Kjo është mënyra e vetme për ta ndalur Leon”, deklaron braziliani.
36-vjeçari aktualisht aktivizohet në radhët e Palmeiras në Brazil. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka luajtur kundër Messit, kur luante për Juventusin dhe Interin në duelet e vlefshme për Champions League. Gjithashtu ata janë përballur dhe në duelet mes kombëtareve të tyre, në derbin e Amerikës Latine, Brazil-Argjentinë. /abcnews.al