Përfundoi pa gola, por nuk ishte një mërzitje. Kupa e Botës për Klubet nuk nisi edhe aq keq në tokën amerikane, ndonëse skuadra vendase, Inter, nuk e shfrytëzoi dot epërsinë e fushës, në stadiumin “Hard Rok” në Majemi.
Lionel Mesi dhe shokët e tij u ndalën në barazim 0-0 nga kampionia e Egjiptit, Al Ahli, në një përballje me raste dhe emocione.
Skuadra nga Afrika e Veriut pati rastin më të mirë, një penallti në fundin e pjesës së parë, por ylli egjiptian Trezege nuk mundi të shënonte.
Heroi ishte portieri 38-vjeçar Oskar Ustari, edhe ai argjentinas si Mesi.
Gardiani pati një pjesë të parë të shkëlqyer, që kulmoi me ndalimin e 11-metërshit.
Ky Inter është pak si shumë argjentinas, pasi janë gjithsej 6 të tillë, plus shoku I dikurshëm I Mesit tek Barcelona, uruguajani Luis Suarez.
Kampioni I botës pati momentet e tij, sidomos pas pushimit, pasi egjiptianët ishin shumë më lart në 45 minutate fillimit.
Trajneri Maskerano u tha diçka lojtarëve të tij dhe ekipi nga Florida reagoi.
Magjistari I futbollit botëror, edhe pse 38 vjeç, mbetet po ai klas që ka qenë dikur, ndonëse pa shpejtësinë e mëparshme.
Gjithsesi, ky barazim cilësohet më shumë një sukses për Al Ahlin nga Egjipti sesa për Interin amerikan, ndonëse Kupa e Botës për Klubet sapo ka filluar./abcnews.al