Messi: Kisha inat kur Ronaldo më barazoi, tani jam i lumtur

schedule17:34 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 17:34 - 3 Dhjetor, 2019

Lionel Messi ka pranuar se kur Ronaldo fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, i kishte ardhur inat. Në një intervistë ekskluzive për “FranceFootball”, ylli argjentinas foli hapur, ku më shumë u ndaluar te rivaliteti me Cristiano Ronaldon.

“Isha shumë i lumtur kur kisha pesë “Topa të Artë”, isha i vetmi që e kisha arritur një rekord të tillë. Por kur Ronaldo më barazoi, kisha inat me veten. Nuk mund ta pranoja diçka të tillë dhe e pashë si motivim për të arritur numrin gjashtë.

Sot, kam gjashtë “Topa të Artë” dhe jam shumë i lumtur. A jam unë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Vështirë për t’u thënë, pasi çdo njeri ka mendimin e tij”, përfundoi Messi./abcnews.al