“Messi ka shënuar 700 gola, Barcelona nuk mbështetet te magjia e tij!”

schedule08:16 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:16 - 3 Korrik, 2020

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo, i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit. Shumë po e kritikojnë yllin argjentinas të Barcelonës, duke e konsideruar si njeriun që po prish klubin, por Rivaldo mendon ndryshe…

“Barcelona nuk mund të mbështetet vetëm te magjia e Lionel Messit gjatë gjithë kohës. Ai ka arritur në kuotën e 700 golave me fanellën e Barçës, që është diçka e paimagjinueshme, por kjo gjë tregon vetëm çfarë lojtari është Messi.

Gjithsesi, ai i vetëm nuk mund ta mbajë skuadrën mbi shpinë”, u shpreh Rivaldo. Lionel Messi është ndoshta futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe ka fituar gjithçka me Barcelonën. Por, as “Pleshti” nuk mund t’i shpëtojë kritikave./abcnews.al