Argjentina mposhti 1-0 ditën e djeshme rivalët e përjetshëm të Brazilit. Mbas rikthimit në kombëtare, Lionel Messi arriti të shënojë golin e vetëm në miqësore. Fitorja e djeshme ishte e para për Argjentinën kundër brazilianëve që nga viti 2017.
Mbas fitores kapiteni argjentinas, Leo Messi u shpreh i lumtur për rikthimin dhe fitoren. “Rivaliteti mes nesh do të jetojë gjithmonë dhe është bukur kur e mposht Brazilin”, deklaron ylli i Barcelonës për ‘Ole’. “Kur ekipi fiton, punon më mirë. Idetë e trajnerit ne i treguam në fushë dhe kjo është diçka shumë e mirë”.
Argjentina do të luajë kundër Uruguajit në një miqësore tjetër ditën e hënë, duke vazhduar kështu përgatitjet për kualifikueset e CONMEBOL World Cup, që fillojnë në marsin e 2020. Argjentina ka 6 ndeshje që nuk mposhtet dhe ‘pleshti’ konfirmon formën e mirë të ekipit. “Kemi dhe pak kohë për kualifikueset. Në ekip ka një frymë të mirë, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Në aspektin mbrojtës jemi rritur shumë”, deklaron 32-vjeçari. /abcnews.al