Virgil Van Dijk është rikthyer pas në kohë dhe duket se nuk e ka harruar atë zhgënjim të “Topit të Artë”, të cilin e humbi vetëm prej 7 pikësh kundrejt Lionel Messit. Sot, gjiganti holandez i është rikthyer asaj mbrëmje në Paris, duke thënë se është ende i zhgënjyer dhe i mërzitur disi.
“Isha disi i mërzitur, më shumë i zhgënjyer. Gjithsesi, vendosa të shkoj në ceremoni dhe të qëndroj aty deri në fund. Ishte një natë perfekte, kaluam shumë mirë. Do ta konsideroj si një arritje të madhe që isha aty me ikonat më të mëdha të futbollit”, tha Van Dijk mes të tjerash.
Mbrojtësi holandez fitoi Champions League me Liverpool sezonin e shkuar, superkupën e Europës, si dhe u shpall kampion bote mbrëmë, pasi Liverpooli i tij fitoi Botërorin e Klubeve. Këtë sezon, Van Dijk është favoriti absolut për të fituar titullin kampion në Angli./abcnews.al