Messi i dhuroi për qytetin e lindjes, pajisjet për Covid-19 “i plasin” në bodrumin e spitalit

schedule20:59 - 10 Qershor, 2021

schedule 20:59 - 10 Qershor, 2021

Lionel Messi është një nga futbollistët më të paguar në gjithë Botën dhe një pjesë të pasurisë së tij ai herë pas here vendos ta dërgojë për bamirësi.

Koronavirusi shpërtheu para rreth një viti dhe Leo Messi vendosi të ndihmojë spitalin e Rosarios dhe bleu 32 ventilatorë mjekësorë e përmes avionit të tij privat i nisi direkt e në Argjentinë.

Megjithatë, duket se përpjekja e kapitenit të kombëtares ka qenë e kotë. Që nga gushti i vitit të kaluar të gjitha këto pajisje ndodhen në një bodrum të spitalit dhe nuk janë vënë në punë.

 

Një skandal i madh sepse Argjentina është një nga vendet më të prekur në Amerikën Latine nga virusi dhe prej muajsh vazhdon mungesa e shtretërve dhe pajisjeve mjekësore.

Në këtë vend numërohen mbi 4 milionë të infektuar dhe rreh 82 mijë vdekje. Kujtojmë se Copa America ishte planifikuar të luhej në Argjentinë, por u anulua prej infektimeve të shumta. /abcnews.al