Paris Saint-Germain ka njoftuar se Lionel Messi do ta humbasë përballjen e ndaj Metz e cila luhet të mërkurën mbrëma.
Klubi francez konfirmoi lajmin se Messi ka pësuar një dëmtin në gjurin e majtë gjatë ndeshjes ndaj Lyon kur dhe u zëvendësua nga Pochettino.
“Lionel Messi, pas goditjes së marrë në gjurin e tij të majtë, bëri një MRI këtë mëngjes e cila konfirmon shenjat e kontuzionit të kockave, Marco Verratti rifilloi stërvitjen sot, Sergio Ramos vazhdon përgatitjen e tij individuale në fushë dhe Ismael Gharbi është në përgatitje individuale” thuhet në komunikatën e skuadrës. /abcnews.al/