Messi: Hazard super, por CR7 nuk zëvendësohet! Zidane e dinte çfarë e priste

schedule10:42 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 10:42 - 18 Dhjetor, 2019

El Clasico është ndeshja e ditës. Barcelona dhe Real Madrid zbresin në fushë prej orës 20:00 në “Camp Nou” dhe do të kërkojnë të marrin tre pikët. Para kësaj ndeshjeje, Lionel Messi ka dhënë një intervistë për Marca dhe thekson se kur luajnë në shtëpi është më e vështirë me madrielenët. Ylli argjentinas komenton edhe kritikat që tekniku Zinedine Zidane ka marrë pas rikthimit, si dhe ka dhënë një mendim për Eden Hazard, i cili u morë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

NDESHJA – “Kur luajmë në Bernabeu kemi më shumë hapësira. Janë të detyruar të vijnë te ne, pasia janë në shtëpinë e tyre dhe tifozët e shtyjnë ekipin për ta bërë diçka të tillë. Në Camp Nou bëhet një ndeshje tjetër, ata kërkojnë të shfrytëzojnë shpejtësinë e lojtarëve sulmues dhe të kundërsulmojnë. Në fushën tonë loja është më e ashpër dhe më e komplikuar”.

ZIDANE DHE KRITIKAT NDAJ TIJ – “Është surprizuese të kritikohet, por kështu ka qenë prej vitesh. Sidomos në klubet e mëdha. E dimë që është diçka normale dhe që njerëzit i harrojnë shpejt ato që kanë ndodhur në të shkuarën. Jam i sigurt që Zidane e dinte kur u kthye, se fitimi i tre Ligave të Kampioneve nuk do të kishin më rëndësi dhe njerëzit do të kërkonin edhe më shumë prej tij që nga dita e parë në stolin e Realit. Lojtarët dhe trajnerët në klubet e mëdha e dinë që janë vazhdimisht në fokus dhe jetojmë me diçka të tillë”.

 KRAHASIMI I HAZARD ME CR7 – “Hazard është një lojtar me shumë cilësi. Ai është një lojtar ndryshe, që mund të prishë ekuilibrin e skuadrave të tjera. Mendoj se është ndryshe nga Cristiano. Ka cilësi të tjerë. Është e vështirë të mbulosh humbjen e Ronaldos, por Hazard është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Messi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!