Lionel Messi edhe një herë e skaliti emrin e tij në histori mbrëmë, teksa çoi Inter Miami në finalen e tyre të parë në historinë të një ekipi që u themelua në vitin 2018. Përballja e ardhshme kundër Nashville luhet të shtunën.
Duke vazhduar serinë e tij mbresëlënëse në SHBA, goli i Messit kundër Philadelphia është i nënti me klubin e tij të ri. Me gjithatë, rekordet e tij nuk kanë kufi, pasi ai mund të arrijë një rekord. Të shtunën e ardhshme, Messi mund të bëhet futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit. Me një total prej 43 trofesh të fituar në total, kapiteni i Argjentinës qëndron aktualisht një më pak se titujt e Dani Alves, i cili ka 44 të tillë./ h.ll/abcnews.al