Messi-Eriksen te PSG? Pochettino “driblon”: E di Leonardo, kam besim tek ai

schedule17:08 - 5 Janar, 2021

schedule 17:08 - 5 Janar, 2021

Mauricio Pochettino është trajneri i ri i PSG-së. Argjentinasi ndihet entuziast për fillimin e aventurës së re, teksa do të debutojë në stolin e ekipit ku luajti edhe si futbollist (2000-2003) të mërkurën në mbrëmje përballë St Etienne në transfertë.

Shumë po flitet për merkaton. Në listën e drejtuesve të kampionëve të Francës janë emra si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Chrsitian Eriksen. Pochettino do të ishte i lumtur nëse këta yje zbarkonë në Paris, por një gjë të tillë e ka në dorë braziliani Leonardo.

Nuk është momenti për t’u marrë me thashethemet e merkatos. Qëllimi është t’i kemi gati të gjithë lojtarët tanë, duke përfshirë edhe të dëmtuarit. Ndodhemi në një situatë të vështirë dhe të pazakontë, të gjithë klubet duhet të përshtaten me situatën e krijuar.

Gjithsesi, jam i bindur që Leonardo (drejtori sportiv) do të bëjë zgjedhjet e duhura për të përforcuar skuadrën dhe për të na ndihmuar në arritjen e objektivave. Babagjyshi i Krishtlindjes më bëri një dhuratë, më mundësoi të punoj në këtë klub dhe të stërvis një ekip të tillë.

Në klube si PSG ka gjithmonë shumë zëra, por unë dhe stafi im sapo kemi ardhur këtu. Mbërritëm vetëm më 2 janar… Do të tentojmë të përshtatemi, më pas do të merremi me zërat që qarkullojnë. Na pret ndeshja ndaj St Etienne dhe po përgatitemi për këtë sfidë.

Ka kohë për të folur e biseduar për tema të tjera, duke përfshirë edhe merkaton. E vetmja gjë që mund të them është se këtu te ne është i mirëpritur çdo futbollist i shkëlqyer“, përfundon Pochettino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!