Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi e “mbyll” në Amerikë/ Sulmuesi argjentinas rinovon kontratën me Inter Miami

schedule12:33 - 24 Tetor, 2025

schedule 12:33 - 24 Tetor, 2025

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë.

Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.

Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.

Me shumë krenari, klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.

Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.

Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.

Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.

Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!