Messi e di që PSG dëshiron të vazhdojë kontratën dhe Barça është e vendosur ta rikthejë atë

schedule20:18 - 5 Tetor, 2022

schedule 20:18 - 5 Tetor, 2022

Lionel Messi nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën.

Sipas Fabrizio Romano, argjentinasi e di se PSG dëshiron të vazhdojë kontratën e tij dhe Barcelona synon ta rikthejë atë.

Megjithatë, Messi ende nuk ka marrë një vendim, nuk ka asnjë specifikë as për këtë çështje, shkruan abcnews.al.

Vlen të theksohet se ndërsa Messi nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare, negociatat aktualisht nuk janë duke u zhvilluar me askënd.

Këtë sezon, Lionel ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime në 9 ndeshje të Ligue 1. /G.D abcnews.al/