Messi e CR7 me mustaqe, si do dukeshin yjet e sotëm në “Meksikë 1970”

schedule23:29 - 16 Qershor, 2020

schedule 23:29 - 16 Qershor, 2020

FIFA ka gjetur një mënyrë mjaft interesantë për të tërhequr vëmendjen, duke postuar fotot të yjeve të futbollit. Në fakt bëhet fjalë për foto të modifikuara dhe që përafërsisht tregojnë si do të dukeshin në vitin 1970, kur Botërori zhvillohej në Meksikë.

 

Sigurisht nuk mund të mungojnë emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që FIFA i paraqet me mustaqe. Emra të tjerë të përzgjedhur janë edhe Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Neymar dhe Paul Pogba.

FIFA pyet fansat nëse i dallojnë dot dhe sigurisht nuk mund të gabojë askush. Herë tjetër do të duhet ta rritin shkallën e vështirësisë… /abcnews.al