PSG po pret me padurim që Lionel Messi të vendosë të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me francezët, por argjentinasi ende nuk e ka bërë këtë, duke nxitur zërat për rikthimin e tij të mundshëm te Barcelona.
Megjithatë, Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur Messin të vazhdojë aventurën e tij në Francë dhe tashmë i ka bërë të ditur babait të lojtarit se është gati t’i ofrojë atij një rritje të pagës dhe ta shndërrojë rinovimin vjetori në shumëvjeçar.
Në fund të fundit, ardhja e Messit në Paris i ka lejuar PSG-së të shtojë shumë sponsorë të ndryshëm, prandaj është një kombinim që pasuron të dyja palët e përfshira./ h.ll/abcnews.al