David Beckham ka folur rreth mundësisë për të shijuar dyshen Messi-Ronaldo në një skuadër. Trajneri i Minesotta United, Adrian Heath zbuloi për The Mirror se Beckham, pronari i Inter Miami në MLS amerikane, dëshiron të marrë dy ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pas disa vitesh.
“Kemi krijuar mundësi të mëdha te Inter Miami. Jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm, të cilët duan të bashkohen me ne. Si çdo pronar, edhe unë dua të kem në skuadër lojtarët më të mirë. Nëse do të kemi mundësinë për të sjellë tek Interi emra si Ronaldo dhe Messi, do të ishte madhështore.
LEXO EDHE: Çmenduria e Beckham, zbulohet strategjia për të bashkuar Messin e Ronaldon
Kam admirim të madh për ta si atletë. Për momentin kemi një kontingjent të shkëlqyer mes lojtarëve të rinj dhe disa lojtarëve me eksperiencë, sidomos të rinjtë janë gati për të luajtur. Një nga gjërat që mësova nga Sir Alex Ferguson te Manchester United është kjo.
Ai u kthye nga unë dhe më tha: ‘Çfarëdo lojtari që të marrësh, ata duhet të jenë të duhurit për klubin. Nuk ka lidhje emri i tij i madh apo personaliteti. Rëndësi ka që të përshtatet me lojtarët e tjerë’. Kjo është ajo që do të bëj“, përfundon David Beckham për follontonight. /abcnews.al
View this post on Instagram