Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi, 22 vjet magji/ Kampioni i Botës realizon dy herë, golat e parë në 2026

schedule12:56 - 2 Mars, 2026

schedule 12:56 - 2 Mars, 2026

E qartë që nuk është ai që ka qenë dikur. Padyshim që na ka marrë malli për Lionel Mesin klasik, të cilin nuk do ta shohim më direkt në fushë, por vetëm nga filmimet e kaluara, e megjithatë argjentinasi vazhdon të shkëlqejë.

Jo në Europë, jo në Champions, por në Ligën Profresioniste Amerikane, dhe ja ku realizoi dy gola të tjerë. Nuk ishte një ndeshje dosido, por një derbi Orlando-Inter Majemi, pra sfidë brenda Floridës, dhe për herë të parë në histori skuadra mike ia doli të fitonte.

Ndeshja përfundoi 4-2, por vetëm pasi Orlando kryesoi 2-0, dhe Mesi shënoi dy perla. Të parën me gjuajtje me të majtën, siç e ka zakon, dhe të dytën në goditje dënimi. Kjo do të thotë se ai ka 22 vjet që ose shënon, ose jep asist, diçka e madhe në karrierë.



Që nga viti 2018, kampioni I botës ka më shumë gola me goditje dënimi sesa me penallti, në ndryshim të plotë me Ronaldon, 36 ndaj 35.

Në Shtetet e Bashkuara ka 52 rrjeta në 55 ndeshje, ndërsa në karrierë arriti në 898 gola, vetëm dy larg kuotës 900 dhe 67 prapa Ronaldos. Bashkë me 407 asistet, ka 1139 kontribute për gol, më shumë sesa CR7-ta me me rendimet më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!