Mësoni si të dashuroheni pas stërvitjes, me këto hapa të thjeshtë

schedule13:36 - 16 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 16 Shkurt, 2021

Faktori kryesor që i ndihmon njerëzit të mbajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre është ushtrimi. Shumica e njerëzve dëshirojnë të kenë trup të bukur dhe të tonifikuar, si dhe shëndet të mirë.

Për t’i pasur të gjitha këto, duhet të kryeni ushtrime fizike. Nëse jeni përtacë apo nuk keni motivim, më poshtë do ju tregojmë disa mënyra sesi mund të dashuroheni pas stërvitjes.

1. Ushtrimi nuk është një aktivitet i pakëndshëm

Mbani parasysh që stërvitja nuk është ndëshkim, por kënaqësi që ju e merrni ndërsa trupi juaj po transformohet për mirë, informon abcnews.al. Për më tepër, shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik rrit gjendjen tuaj shpirtërore, kështu që nuk ka asnjë shans të mos ju pëlqejë ushtrimi.

2. Gjeni llojin e stërvitjes prej së cilës merrni kënaqësi

Nëse ju pëlqen rutina juaj e stërvitjes, vazhdimisht do të përpiqeni ta kryeni atë rregullisht. Gjeni se çfarë ushtrimesh ju pëlqejnë dhe nëse preferoni të ushtroheni vetëm apo me ndonjë mik. Thjesht filloni provoni disa lloje stërvitjesh për të gjetur atë që ju pëlqen më shumë nga të gjitha.

3. Për të filluar, lehtësohu

Nëse je i ri në botën e fitnesit, ose po fillon përsëri pas një periudhe të gjatë pasiviteti, nuk keni pse e mbingarkoni veten me ushtrime. Trupi juaj do të ketë dhimbje të mëdha nëse sforcoheni dhe performanca do të jetë e dobët, informon abcnews.al. Kështu që niseni me ushtrime të lehta, për rezultate të mira.

4. Bëjini ushtrimet zakon

Nëse shkoni në palestër, nuk ka problem që ushtroheni me afate të shkurtra, për sa kohë ju shkoni rregullisht. Për shembull, nëse shkoni 3-4 herë në javë është në rregull të stërviteni 10 minuta.

5. Mos prisni rezultate të shpejta

Arsyeja kryesore pse njerëzit e lënë palestrën është sepse ata nuk janë të kënaqur me rezultatet. Por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë faktin që rezultatet e shpejta nuk ia vlen t’i presësh sepse nuk do të vijnë. Ju me siguri do t’i arrini rezultatet e dëshiruara, por jo pas 2 javësh. Jini të durueshëm, jepini pak kohë vetes dhe mos harroni se ushtrimet marrin kohën e tyre për të dhënë frytet e punës.

6. Zgjidhni stërvitjen e duhur për qëllimin tuaj

Nëse keni një qëllim specifik që doni ta arrini përmes stërvitje, duhet të zgjidhni ushtrimet e duhura, informon abcnews.al. Për shembull, për muskuj barku, zgjidhni mjetet e palestrës që janë për atë punë.

7. Ndiqni progresin tuaj

Ne ju rekomandojmë të gjurmoni çdo përmirësim të vogël për të mbajtur të larta nivelet e motivimit tuaj. /e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!