Vendi ditën e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me diell në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb do të ketë vetëm disa vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.
Ndërkohë temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5ºC në relievet malore deri në 10ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.
Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.