Do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Mjegull lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek dhe në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon parashikohet i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.3-0.8 metër./abcnews.al