“Mësoj shumë nga Lautaro”, Asllani flet për shokët tek Inter: Shpresoj që Frattesi mos të shënojë ndaj nesh

schedule20:27 - 14 Qershor, 2024

schedule 20:27 - 14 Qershor, 2024

Do të jetë padyshim një përballje e zjarrtë. Siç e kemi thënë e stërthënë ditët e fundit, mbrëmjen e 15 qershorit, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “mitikun” e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas konferencës së djeshme, për shtyp, nga ambientet stërvitore, në Kaiserau, “ylli” i mesfushës së Kombëtares sonë, Kristjan Asllani ka dhënë edhe një intervistë për “Corriere della Sera”, ku zbuloi se ka një shoqëri të fortë me Frattesin, ndërsa shtoi se Barella është nga ata lojtarë që shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht.

“Lautaro Martinez është nga ata që dua ta falenderoj shumë sepse flet me mua dhe më mëson shumë edhe kur jemi jashtë fushës. Nuk dua të zbuloj se çfarë bisedojmë, por janë biseda që mua më ndihmojnë shumë. Inzaghi? Ai e di shumë mirë gjen momentin e duhur për të folur, më ndihmon jashtëzakonisht shumë.

Barella? Është nga ata që ka shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht, për mua është një nga më të fortët në botë në rolin e tij dhe dua që ta shoh në fushë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë. Bastoni pastaj është shumë elegant, ndërsa Darmian është “Princi” ynë.

Frattesi? Budalla! Bëj shaka sepse është një mik i madh i imi. Ka një forcë fizike të jashtëzakonshme, tek Inter ka shumë konkurrencë dhe mendoj se ai duhet të jetë i kënaqur nga sezoni që kaloi.  Kam folur këto ditë me të, shpresoj mos t’i shënoj Shqipërisë”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!