“Mëso respektin përpara gjuhës italiane”, Paolo Maldini thumbon Rangnick

schedule12:18 - 11 Maj, 2020

schedule 12:18 - 11 Maj, 2020

Emri i Ralf Rangnick qarkullon prej kohësh për pankinën e Milanit. Gjermani e pranoi diçka të tillë pak ditë më parë, konfirmoi interesimin e tij për të marrë drejtimin e kuqezinjve, por kërkon kompetenca të plota.

Një rol pak a shumë i modelit anglez, ku trajneri bën merkaton dhe vendos për shumë gjëra në klub. Paolo Maldini nuk e ka pritur mirë deklaratën për fuqi të plota dhe drejtori teknik i klubit italian nuk e ka kursyer një thumbim për Rangnick.

Duke qenë se nuk kam biseduar kurrë me Rangnick, nuk e kuptoj se ku është bazuar me deklaratat e tij, edhe pse drejtuesit nuk më kanë thënë asgjë në lidhje me të. Disa qëndrime, për mendimin tim, duhet të mbahen.

Fakti që trajneri gjerman pretendon fuqi të plota menaxheriale në sektorin teknik dhe sportiv, pushton fushat ku punojnë profesionistë me kontrata të rregullta. E kam një këshillë për të: përpara se të mësojë gjuhën italiane, duhet të rishikojë konceptet e përgjithshme të respektit.

Ka kolegë që, pavarësisht vështirësive të shumta të momentit, po përpiqen të mbyllin sezonin në mënyrë shumë profesionale, duke zgjedhur të mirën e Milanit përpara krenarisë së tyre”, deklaron Paolo Maldini. /abcnews.al