“Mëso ç’është koncesioni dhe PPP”/ Balluku-Hotit: Thumanë-Kashar aks i kategorisë A, pa asnjë ndryshim nga projekti

schedule11:45 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:45 - 12 Shtator, 2024

Me një këshillë për deputeten Elda Hoti, e ka nisur zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku interpelancën për aksin Thumanë – Kashar.

“Po më kërkohen sqarime për të qartësuar se cafrë janë instrumentat financiar, PPP dhe koncesionet. Ka një konfuzion të koleges, ngatërruat PPP me paratë e shtetit me koncesionin ku shteti nuk vendos para për 35 vite, dhe e vetmja garanci ëshë numri i automjeteve. Pra e dashur kolege ulu me një kolege të mirëinformuar, të të infomojë se çfarë është koncesioni dhe PPP.” tha Balluku.

Ndër të tjera zv/kryeministrja shtoi se aksi për të cilën është thirrurnë interepelancë gëzon sot të gjitha standardet europiane të kategorisë A dhe se nuk ka asnjë devijim të projektit.

“Interpelanca kërkohet për shkak të barrierave të betonit që kanë penguar lëvizjen e qytetarve dhe ka dëmtuar bizneset. Nga ana tjetër me përfundimin e punimeve është vënë re se në zonën e Thumanës është mbyllur dalja e rrugës, etj.

Në rastin kur flitet për autostrada MIE dhe qeveria mund të shprehen krenarë se Shqipëria ka nisur të ndërtojë infrastrukturën rrugore me parametrat dhe kërkesat e BE. Sot, Shqipëria kryeson listat e destinacioneve turistike, infrastruktura është një nga kolonat mbajtëse të ekonomisë së vendit.

Të gjitha këto na vënë ne qeverinë para përgjegjësisë për të dizenjuar me kapacitete të plota, akse që janë jo thjesht kombëtare, por janë autostrada të kategorisë A. Shqipëria ka qene e izoluar për shumë vite dhe mbeteëm jashtë. Na është dashur një punë shume e madhe me BE. Është dashur një punë nga të gjithë deputetët dhe ministrat që nuk lanë rast pa kërkuar.  Me korridor të kategorisë A. kur ndërtojmë autostrada të këtij niveli ka problematikë që i lind komuniteteve, pasi kërkojnë kushte të larta sigurie për kategorinë A, dhe jo nyje dalëse.

Thumanë-Kashar, për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore, ka patur ndërhyrje të shumta që kanë qenë publike, është projekt nga WFBI. Kemi pasur një garë në pandemi, pa sukses, e rihapëm më pas dhe e cdo gjë ka qenë transpare. Ka dy nyje që janë pjesë e projektit, pjesë e studimit kanë qenë tre nyje. Dy nyjet janë të ndërtuara dhe nuk ka asnjë ndryshim nga projekti. Ajo nyje që do zgjidhjë problemin e THumanës dhe Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vijojë, dhe është vetëm 4 km mbikalimit ekzistues sot në Gramëz. “ tha Balluku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!