Mësimi me turne, prindërit: Nuk kemi mundësi ti dërgojmë e ti marrim fëmijët nga shkolla

schedule16:23 - 16 Shtator, 2020

schedule 16:23 - 16 Shtator, 2020

Mësimi i fëmijëve me turne dhe orare të shkurtuara në disa prej shkollave të Tiranës ka vënë në vështirësi shumë prindër.

Oraret e punës ua bëjnë të pamundur dërgimin e fëmijëve në shkollë e më pas marrjen e tyre prej saj.

 “Fëmija fillon shkollën në orën 11:00. Kush do të shkojë ta marrë. Fëmijët vijnë nga “Kinostudio”, mësimi është me dy turne”, shprehet një qytetare.

Shqetësim më i madh është për ato familje të cilat kanë më shumë se një fëmijë me turne të ndryshme mësimi.

“Është pak e vështirë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Do përpiqemi, jemi në punë, por do të detyrohemi të marrim leje”, thotë një tjetër prind.

Nga 1760 shkolla që kanë hapur dyert me 14 shtator sipas Ministrisë së Arsimit, 480 funksionojnë me dy turne dhe 180 me 4 turne.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!