Mësimet që jep inflacioni për krizën e ardhshme

schedule11:01 - 18 Korrik, 2024

schedule 11:01 - 18 Korrik, 2024

Pas rritjes së inflacionit në 9% pas pandemisë dhe pushtimit rus të Ukrainës,  po tërhiqet drejt objektivit prej 2% të vendosur nga Rezerva Federale dhe “kolegët” e saj në Britani dhe Europë.

Ata fillimisht bënë gabime, por përfundimisht u përgjigjën me rritje të mprehtë dhe të shpejtë të normave.

Dhe ndryshe nga shumica e parashikimeve, kjo politikë agresive nuk shkaktoi recesione të mëdha në ekonomitë më të mëdha të botës. Për autoritetet monetare, kjo është një gjë e mirë.

Por përpara se kryetari i Fed-it, Jerome Poëell, shefja e  Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde dhe Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, të mbyllnin “llogaritë”  e tyre do t’i ndihmonte ata të kuptonin se sa me fat ishin dhe të mësonin se çfarë mund të bënin më mirë kur të ndodhë kriza e ardhshme. Siç tha dikur Alan Greenspan, një nga paraardhësit e Poëell: “Optimizmi i tepruar mbjell fara.” Në këtë frymë, këtu janë disa mësime të dobishme:

Jini të përulur: Gjatë këtij cikli ekonomik, bankierët  kanë qenë shpesh shumë të sigurt në atë çfaër besonin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për Poëell dhe prirjen e tij për të përshkruar inflacionin si “kalimtar”.

Ai e prezantoi idenë në mars 2021, kur rritja vjetore e çmimeve ishte ende nën 2%, por më pas vazhdoi për muaj të tërë dhe vetëm “e tërhoqi” tetë muaj më vonë.

Kjo këmbëngulje ka të ngjarë të luajë një rol në vendimin e Fed për të pritur katër muaj të tjerë përpara se ta bënte huamarrjen më të shtrenjtë.

Duke folur më pak: Që nga janari, vetëm anëtarët e bordit të BQE-së kanë mbajtur 55 fjalime. Në SHBA, shtatë anëtarët e bordit drejtues të Fed dhe krerët e 12 bankave të saj rajonale janë shpesh pas mikrofonit, ndërsa në Britani, të gjithë anëtarët e Komitetit të Politikës Monetare të Bankës së Anglisë (BoE) janë gjithashtu të zëshëm.

Shikoni përpara: Është e rëndësishme të mendosh për krizën e ardhshme po aq sa për krizën e mëparshme apo ekzistuese.

Pavarësisht gabimeve të tyre, Poëell, Lagarde dhe Bailey meritojnë një duartrokitje, por ata duhet të marrin mësime të dobishme dhe gjithashtu të kujtojnë atë që Poëell tha pothuajse një vit më parë: “Ne udhëhiqemi nga yjet nën qiellin me re”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!