Mësimet nga gripi spanjoll dhe gabimet që nuk duhen përsëritur me Covid-19

schedule09:40 - 9 Shkurt, 2022

schedule 09:40 - 9 Shkurt, 2022

The Washington Post

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të pandemisë Covid -19 dhe numri i vdekjeve në SHBA është rreth 900,000, është e rëndësishme të kthehemi pas në kohë në pandeminë e shkaktuar nga gripi spanjoll në 1918 për të kuptuar se si dhe kur përfundon kriza aktuale.

Sipas ekspertëve, ekziston mundësia që koronavirusi të mos jetë me një patogjen vdekjeprurës  dhe të bëhet si gripi: sezonal. Megjithatë, përvoja amerikane me gripin spanjoll një shekull më parë tregon se ne mund të përballemi me shumë më tepër vuajtje, veçanërisht nëse reduktojmë mbrojtjen tonë.

Gripi spanjoll: Më vdekjeprurës se katër luftëra

Kriza e shkaktuar nga pandemia e gripit spanjoll në Shtetet e Bashkuara vazhdoi edhe pas vitit 1918. Dy vite pasi filloi, dhe ndërsa zyrtarët shpallën fitoren dhe qytetet lehtësuan kufizimet, një valë e katërt goditi disa zona të vendit, duke i “dënuar” për lehtësimin e masave.

Spitalet ishin në prag të kolapsit, duke shkaktuar dhjetra viktima. Virusi nuk dukej aq kërcënues kur u shfaq për herë të parë. Vala e parë në pranverën e vitit 1918 ishte relativisht e butë. Sidoqoftë, virusi ishte me agresiv në vjeshtë, raporton abcnews.al

Vetëm gjatë valës së dytë, më shumë amerikanë vdiqën nga gripi spanjoll sesa gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, si dhe nga luftërat në Kore dhe Vietnam së bashku. Pandemia e gripit spanjoll dukej se preku më së shumti të rinjtë. Virusi ka ulur jetëgjatësinë në SHBA me më shumë se 12 vite.

Vlerësohet se deri në 10% e të rinjve kanë vdekur nga gripi spanjoll, sipas historianit John M. Barry.

Heqja e masave është katastrofike

Dimri i viteve 1919-1920, i gjeti amerikanët të lodhur nga kufizimet e jetës së tyre të përditshme. Pothuajse të gjitha masat sanitare – si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe mbyllja e shkollave dhe kishave ishin hequr. Heqja e masave në tubimet publike shkaktoi rritje të rasteve. Politikanët ose fajësuan qytetarët për pakujdesi ose nënvlerësuan seriozitetin e situatës.

Vala e katërt nuk ishte lajm kryesor si shpërthimet e mëparshme të gripit spanjoll. Në shkurt të vitit 1920, epidemia shpërtheu në një burg shtetëror të Nju Xhersit dhe disa gjyqe u pezulluan për shkak të virusit. Megjithatë, fakti që lajmi për valën e katërt nuk u bë kryefjalë nuk ishte për shkak të numrit më të vogël të viktimave.

Në qytetin e Nju Jorkut, më shumë njerëz vdiqën midis dhjetorit 1919 dhe prillit 1920 sesa gjatë valës së parë dhe të tretë, sipas një studimi mbi normat e vdekshmërisë nga gripi. Situata ishte e ngjashme në qytete të tjera si Detroit, St. Louis dhe Minneapolis. Masat shëndetësore mund të kenë përkeqësuar ashpërsinë e valës së katërt, pasi kanë reduktuar përhapjen e virusit në valët e mëparshme.

“Nivelet e larta të rasteve mund të shkaktojnë më shumë mutacione, të cilat krijojnë një variant të ri të virusit që mund të dëmtojë imunitetin ekzistues. “Pra, gjithçka varet nga mënyra se si evoluon virusi, gjë që është shumë e vështirë të parashikohet.”

Krahasimi me pandeminë e sotme

Viruset e gripit dhe koronaviruset janë gjenetikisht të ndryshëm, kështu që nuk mund të bëjmë një krahasim të drejtpërdrejtë midis pandemisë së sotme dhe asaj të vitit 1918. Yang vuri në dukje se koronavirusi i ri duket se ndryshon shumë më shpejt se ai i vitit 1918. Përveç kësaj, menaxhimi i pandemisë aktuale është falë përparimeve në shkencë që nuk ishin të mundura një shekull më parë, duke përfshirë higjienën më të mirë në spitale ndoshta më e rëndësishmja – vaksinat.

Pavarësisht dallimeve, ne mund të shijojmë të ardhmen duke u bazuar në të kaluarën. Pasi virusi i gripit spanjoll u përhap për dy vite duke shkaktuar miliona viktima, më pas virusi u bë i butë, raporton abcnews.al

“Në një moment, të gjithë në botë do të kenë një nivel bazë të imunitetit ndaj këtij koronavirusi, kështu që edhe nëse ai ndryshon, njerëzit nuk do të jenë plotësisht të prekshëm ndaj tij,” sipas një eksperte.

Më e mira për të cilën mund të shpresojmë në pandeminë aktuale është që virusi të bëhet i ngjashëm me gripin.

“Unë mendoj se do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë,” tha Yang për koronavirusin. “Nuk mendoj se virusi do të eleminohet, madje as në këtë fazë. Shpresojmë të jemi në gjendje të bashkëjetojmë në paqe me virusin.”

/abcnews.al