Mesila Doda për reformën zgjedhore: Nuk është çështje e sistemit, por e vullnetit politik

schedule17:48 - 9 Tetor, 2019

schedule 17:48 - 9 Tetor, 2019

“Ne negociata duke përdorur kazuse të tilla nuk kemi për të bërë. Kemi një mendim tonin lidhur me problemet e sistemit politik, por që të futemi në negociata me dikë që është garanti i kësaj politike që është sot nuk kemi ndërmend të futemi, për arsyen sepse është treguar sa herë që ulemi të dialoguar si politikanë gjendemi përpara një personi që e keqpërdor edhe dialogun politik”.

Kështu u shpreh sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, pasi u pyet nëse reforma zgjedhore po përdoret për të ulur palët politike në tavolinë. Gjatë një bisede në studion e ABC News, me gazetaren Juli Xhokaxhi, ajo u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është me sistemin zgjedhor, por me vullnetin politik.

“Nuk dua t’i hyj çështjes në vetvete, por dua të kuptojmë këtë. Po me këtë sistem janë bërë disa zgjedhje me të cilat OSBE thoshte që janë arritur standarde shumë të mira. Kësaj radhe nuk u arritën standardet dhe kjo do të thotë që nuk është çështje e sistemit, është çështje e vullnetit politik. Nëse nuk ka vullnet banditë do të jenë më shumë herën tjetër.

Nuk do të kemi përmirësim të klimës politike, nuk do të kemi përmirësim të sistemi politik. Do kemi problemin tjetër që do votojnë njerëzit, por nuk do të votohen partitë. Do kemi një shifër akoma më të madhe dhe një rrëmujë akoma më të madhe. Pra le të themi që në thelb nuk kam asnjë probleme për sistemin, të gjitha sistemet janë të pranueshme në demokraci. Në rastin tonë nuk është çështje sistemi, por mentaliteti dhe duhet të ndahet njëherë e mirë krimi nga politikanët”, tha Mesila Doda, sipas të cilës sa herë që Rama ka qenë në krye, zgjedhjet kanë qenë të shkatërruara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!