‘Meshë mortore për vargjet e mia’, Primo Shllaku rrëfehet në Pasmesnatë: Si tentova të djeg krijimtarinë time për shkak të …

schedule10:47 - 3 Tetor, 2023

schedule 10:47 - 3 Tetor, 2023

Për shkrimtarin e mirënjohur Primo Shllaku, frika është armiku më i madh i njeriut. Në emisionin ‘Pas mesnatë’, ai rrëfeu se si për shkak të frikës, gjatë një bastisjeje për arrestime në periudhën e dikaturës tentoi të djegë të gjithë krijimtarinë e tij që e mbante të fshehur.

“Varej prej klimës, Shkodra ishte një qytet në syrin e ciklonit. Në një moment të caktuar kur ndodhi një ngjarje në qytet që lidhej me arrestime me bastistje shtëpiash afër shpiave tona, i mora edhe pse ishin të fshehura, nuk dija asnjë përmendësh, ishte si me i vra tamam, me zhduk pjesën më të rëndësishme të jetës sime, për frikë. Nuk ka armik më të madh se frika.

I mora, i mblodha, dhe dola në zall të Kirit, mblodha gurët, ca bar të thatë me cakmak në dorë, e humba krejt se po më dhimbsej shumë. Edhe është shumë e cuditshme, nisi të fryjë një erë, një balluke më lëvizte mbi kokë, kur dola prej asaj mjergulle isha I vendosur t’I mbaj me cfarë do lloj kushti dhe shkova në shtëpi dhe shkrova një poezi me titull, ‘Meshë mortore për vargjet e mia’ dhe më pas I fsheha në një vend dhe vetëm kur coja ndonjë ‘dallëndyshe të re’ në atë vend”rrëfen ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!