Mesha e Krishtlindjeve, Imzot Frendo kërkon solidarizim me ata që humbën gjithçka nga tërmeti

schedule08:38 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 08:38 - 25 Dhjetor, 2019

Besimtarët e krishterë në mbarë boten festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën për meshën e shenjtë të mesnatës.

Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo duke uruar për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Në fjalën e tij gjatë meshës, Imzot George Frendo dha mesazh për solidaritetin që dëshmuan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se “festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidarë me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptarë kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi”, u shpreh ai. /abcnews.al