Mesfushori i Real Madrid çudit me deklaratën: Goli i Leipzig ishte i rregullt

schedule17:16 - 14 Shkurt, 2024

schedule 17:16 - 14 Shkurt, 2024

“Galaktikët” e Real Madrid arritën një fitore të madhe, mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas, teksa në “Red Bull Arena”, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti ia dolën, me rezultatin minimal, 0 me 1, falë golit fantastik, të “yllit” spanjoll, Brahim Diaz, mirëpo ndeshja mund të kishte shkuar shumë ndryshe.

Kjo për shkak se në minutën e 3’-të të sfidës, talenti slloven, Benjamin Sesko shënoi një gol, i cili pas rishikimit në “Sistemin VAR”, rezultoi të ishte i parregullt, falë një pozicioni jashtë loje, mirëpo i këtij mendimi nuk është “arkitekti” gjerman i mesfushës, së Real Madrid, Toni Kroos, i cili u shpreh se goli ishte i rregullt.

“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e tretë, për golin e anuluar të Leipzig. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re. Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Gjithsesi, unë mendoj se ishte gol i rregullt. Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol”,- u shpreh mesfushori i “Los Blancos”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!