Goli i Pablo Sarabias shmangu humbjen e PSG mbrëmjen e kaluar dhe siguroi vendin e parë në grupin A në Champions League. Kampionët e Francës rikuperuan disavantazhin e dyfishtë dhe ia dolën të merrnin një barazim 2-2 në Madrid përballë Realit vendas.
Mesfushorit spanjoll i mjaftuan 8 minuta për të gjetur golin (u fut në fushë në vend të Icardit), por deklarata e dhënë pas ndeshjes për Cadena Ser i ka trembur jo pak tifozët e ekipit francez.
“Duhet të luajmë gjithmonë siç bëmë pas rezultatit 2-0, me të njëjtin intensitet dhe dëshirë për të shënuar. Neymar-Mbappe? Nuk mund t’ua siguroj se do të vazhdojnë me në edhe sezonin e ardhshëm. Por, për momentin, ata janë lojtarë të PSG-së“, përfundon 27-vjeçari iberik. /abcnews.al