Mesfushori i Italisë dhe 4 opsione për sulmin, zbulohen kërkesat e Allegrit

schedule12:19 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:19 - 9 Qershor, 2021

Max Allegri i ka idetë e qarta në lidhje me aventurën e dytë që do të nisë si trajner i Juventusit. 53-vjeçari ka dy kërkesa në lidhje me merkaton.

Dëshira e parë është Manuel Locatelli, mesfushori i Sassuolos dhe kombëtares italiane. Klubi i Serie A kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin.

Bardhezinjtë ofrojnë 25 milion euro dhe disa lojtarë të rinj: Emra si Fagioli, Rovella, Frabotta ose Rafia pritet të përfundojnë te Sassuolo.

Allegri do edhe një qendërsulmues. Gjithçka varet nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez përflitet se do të kalojë te PSG. Nëse ndodh, Juventusi do të tentojë shërbimet e Mauro Icardit.

Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko janë dy opsionet e tjera për majën e sulmit të “Zonjës”. I pari ka një klauzolë prej 12 milion eurosh, por shqetëson dëmtimi i fundit që e la jashtë Euro 2020.

Sa i përket boshnjakut të Romës duhet parë nëse Jose Mourinho e ka në planet e tij. Nëse jo, Juventusi do të nisë ofensivën për ta transferuar në Torino.

Interesim dhe pëlqim ka edhe për Gabriel Jesus. Klubi italian po tenton ta marrë në huazim nga Manchester City goleadorin brazilian, por ky operacion nuk është aspak i thjeshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!