Autori i vrasjes së ligjvënëses së Minesota Melissa Hortman dhe bashkëshortit e saj Mark, i kishte lënë një mesazh mikut të tij para se të kryente aktin e rëndë.
Vance Boelter i kishte thënë David Carlson, me të cilin ndante shtëpinë, dhe një miku tjetër se mund të vdiste së shpejti.
Carlson tha për mediat se ai e pa autorin e sulmit të premten dhe rreth orës 6 të së shtunës mori mesazhin e sipërpërmendur.
“Dua vetëm t’ju njoftoj se ju dua të dyve dhe do të doja të mos kishte shkuar kështu. Nuk dua të them asgjë më shumë dhe t’ju implikoj në asnjë mënyrë sepse ju nuk dini asgjë për këtë, por unë ju dua dhe më vjen keq për të gjitha problemet që ka shkaktuar kjo”, thuhej në mesazh.
Carlson tha se ndihet i tradhtuar nga Boelter dhe shprehu keqardhjen për viktimat.
Boetler, pasi vrau ligjvënësen demokrate dhe shtëpinë e saj, shkoi më pas në shtëpinë e një tjetër Senatori Demokrat të quajtur John Hoffman dhe la të plagosur atë dhe gruan e tij, të cilët kryen një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tyre shëndetësore mbetet e rende.
Policia tha se i dyshuari ishte parë më herët të shtunën i veshur me një kapelë kauboj me ngjyrë të çelët, një këmishë ose pallto me mëngë të gjata me jakë të errët dhe një çantë të errët.
FBI ofroi një shpërblim deri në 50,000 dollarë për informacion që mund të çonte në arrestimin e tij./abcnews.al