“Mesazhi kryesor ishte ‘shikoni nga e ardhmja’”, Shtuni për vizitën e Blinken: Shqipëria, aleate kyçe për SHBA

schedule17:25 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:25 - 15 Shkurt, 2024

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, në lidhje live nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se mesazhi kryesor i vizitës ishin shumë i qartë: shikoni nga e ardhmja!

“Vizitë është e rëndësishme jo vetëm nga statura dhe nga autoritetet që viziton, por edhe nga koha specifike ku jemi. SHBA e konsiderojnë Shqipërinë një partnere kyçe për stabilitetin në rajon. Shqipëria është vendi më stabël në rajon. Sa i përket mesazheve që unë pashë, edhe gjatë komunikimit dhe me agjendën mesazhi është “e ardhmja e Shqipërisë. Sytë duhet të jenë nga e ardhmja. Takimi me të rinjtë dërgon një simbolikë, që sytë duhet të drejtohen nga e ardhmja dh jo nga e shkuara, jo vetëm Shqipëria, por edhe Ballkani Perëndimor. Kjo vizitë ka një simbolikë përtej Shqipërisë. Piramida është një metaforë e transformimit, që nga një muze i një diktatori është zhvilluar si një platformë për të rinjtë dhe për të ardhmen”, tha Shtuni.

Ai komentoi edhe kritikën e SHBA për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, në lidhje me çështjen e dinarit serb.  Sipas Shtunit, Kosova nuk e ka luksin t’i kundërvihet aleatit strategjik.

“ Ka rrezik të shtuar për destabilizim pikërisht në Kosovë. Kjo nuk është koha për të qenë kokëfortë, ndaj atyre që e kanë krijuar atë shtet. Kjo nuk është në të mirën e Kosovës, që kjo ndodh dy ditë para se të festohet. Të ketë një tension me partnerin vital të Kosovës, nuk kemi të bëjmë me një autogol dhe Kurti duket se ka ngatërruar portat dhe vijon të shënojë në portën e tij dhe këtë do ta paguajë Kosova. Kosova ambicien e ka familjen euroatlantike, nëse kërkon ti bashkohet BE dhe NATO. Fjala në këto organizma është bashkimi, jo përçarje dhe jo izolim, me këtë sjellje po tregon se nuk i konsideron obligimet që ka ndaj aleatëve dhe po tregon se nuk është gati t’i bashkohet BE dhe NATO.  Duhet t’i vihet gishti kokës”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!