Mesazhi i Yuri Kim në ditën e parë në Ambasadë: Jam gati t’i përvishem punës

schedule19:31 - 23 Janar, 2020

schedule 19:31 - 23 Janar, 2020

Yuri Kim ambasadorja e SHBA ka dhënë mesazhin e saj në ditën e parë të punës.

Ambasadorja shprehet se ndihet e nderuar që është në Shqipëri, ndërsa shton se është gati t’i përvishet punës.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, është shprehur Yuri Kim, ndërsa mesazhi është përcjellë në faqen zyrtare të selisë diplomatike të SHBA.

Yuri Kim mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit si shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!